Kujdesi për fëmijët gjatë temperaturave të larta

Në ditët e nxehta të verës, kujdesi ndaj fëmijëve duhet të jetë maksimal, për të evituar pasojat që mund të shkaktohen nga ekspozimi ndaj temperaturave të larta.
Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj diellit nuk rekomandohet për foshnjat nën 6 muaj dhe për fëmijët më të rritur nevojitet përdorimi i kapelave dhe veshjeve të gjera dhe me ngjyra të lehta, me qëllim mbrojtjen e lëkurës nga rrezet ultraviolet.
Ndryshe, edhe Ministria e Shëndetësisë ka dhënë disa rekomandime se si të sillemi me fëmijët gjatë temperaturave të larta.
“Mos i ekspozoni në diell fëmijët e moshës 0 – 6 muaj; Përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat; Vishni me rroba të gjera dhe të lehta; U jepni ujë rregullisht; Pastroni rregullisht”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Njoftimi i plotë:
KUJDESI NDAJ FËMIJËVE PËRGJATË TEMPERATURAVE TË LARTA
Mos i ekspozoni në diell fëmijët e moshës 0 – 6 muaj;
Përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat;
Vishni me rroba të gjera dhe të lehta;
U jepni ujë rregullisht;
Pastroni rregullisht.
Kujdesi ndaj fëmijëve gjatë qëndrimit në pishinë/det
Aplikoni kremin kundër diellit çdo 2 – 3 orë, jo më pak se me faktor mbrojtës 20;
Në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte me faktor mbrojtës jo më pak se 50;
Mos i dërgoni në parkun e lodrave në intervalin kohor prej orës 10:00 – 17:00;
Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren nga të rriturit
, jo nga fëmijët më të mëdhenj sepse edhe ata janë të shtyrë për të luajtur dhe mund të shpërqendrohen lehtësisht.
/Shqip.com