Lajme

Kuçi për goditjen e Molliqajt ndaj zyrtarit policor: Ne reaguam në vetëmbrojtje, assesi mjet e qëllim

Dardan Molliqaj godet me shuplakë zyrtarin policor

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka reaguar pasi që në rrjete sociale u shpërnda një video ku shihet kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj duke goditur një zyrtar policor gjatë protestës të së shtunës.

Në një prononcim për Shqip.com Kuçi ka thënë se ky ishte një reagim vetëmbrojtës dhe assesi me një qëllim.

Lexo edhe:
Momenti kur Molliqaj godet me shuplakë zyrtarin policor (VIDEO)

“Policët civilë dhe ata në uniformë kanë sulmuar tinëzisht dhe përdorur kërcënime e fjalor fyes. Çfarë keni parë në kamerë, ishte reagim i joni (vetëmbrojtje) assesi mjet e qellim. Ju lutem ta shihni ngjarjen nga shumë kënde”, ka thënë Kuçi.

PSD gjatë ditës së shtunë ka mbajtur protestë para Qeverisë ku ka kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës elektrike.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe një numër i madh i qytetarëve që disa nga ta në duart e tyre kanë mbajtur disa mbishkrime “Ju e rrisni çmimin, ne rezistencën”, “Krejt rrogat në rrymë”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Lypëm dritë, gjetëm terr”, “Populli i bashkuar ka për të fituar”./SHQIP.com