Lajme

Kuçi: Bordi i KEK-ut së fundmi u shkarkua e u zgjodh tjetri nën idenë e “ndryshimit të madh” të Kurtit

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka thënë se në Bordin e Korporatës Energjetike të Kosovës janë zgjedhur idetë e “”ndryshimit të madh” të Kryeministrit, Albin Kurti.

Kuçi, përmes një postimi në Facebook ka komentuar shkarkimin e bordit të KEK-ut dhe zgjedhje e të rinjve.

“Por çka me bë, prej 4000 e më shumë aplikantëve, si për sherr i qëlluan më profesionistët ata që ishin familjar të anëtarëve të bordit”, ka shkruar Kuçi.

Kuçi përmes këtij postimi ka bashkangjitur edhe një grafikë./Shqip.com

Postimi i Natyra Kuçit