“Ku po e çon këtë ujë?”, aktori i drejtohet kamarierit pasi ia dërgoi ujin në shishe
Publikuar:
(06.07.2022 15:39:25)

Aktori dhe humoristi i njohur Osman Azemi ka nisur ditën me një humor rreth vendimit të qeverisë për shërbim të detyrueshëm me ujë në lokalet e gastronomisë.
Ai ka publikuar një video, ku shihet kamarierti teksa i servon ujin në një shishe qelqi, por me që Azemi e refuzon duke kërkuar ujë të çezmës.
Që pas vendimit të qeverisë, ka pasur shumë komente dhe ironizime në rrjete sociale.