Ku është Capital T është edhe Adrola Dushi?
Publikuar:
(22.12.2022 17:55:14)

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është mjaft i komentuar nga mediat rozë.
Ai, jo shpesh ka folur për jetën e tij private, ndonëse janë kureshtarë të gjithë ndjekësit e tij.
Është përfolur mjaft gjatë për një lidhje të mundshme në mes të modeles Adrola Dushi dhe tij, pasi që ata janë parë shpesh në praninë e njëri-tjetrit.
Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar diçka të tillë.
Së fundmi, ai ka marrë pjesë në Festivalin e Këngës, në Radio Televizionin Shqiptar, ku ka përformuar me Elsa Lilën.

Ndërkaq, Kryefjala.com, ka nxjerrë disa fotografi, ku shihet edhe prania e modeles, duke shijuar përformancën e Capital-T.
/Shqip.com