“Kthimi i Karl Majit”, komedia nga Kosova nis turneun edhe në Gjermani

Komedia e realizuar nga Jeton Neziraj, “Kthimi i Karl Majit”, do të nis turneun e saj në Gjermani.
Me datën 8 maj si pjesë e festivalit KRASS Kultur CRASH Festival, shfaqja do të realizohet në Hamburg, në bashkëpunim me asociacionin Oda.
“Kur Jeton Neziraj u ngarkua të shkruante një kontribut për Festivalin Postëest të Berlinit Volksbühne, duke reflektuar mbi marrëdhëniet midis evropianëve perëndimorë dhe lindorë, atij iu kujtua vepra letrare e Karl May”, thuhet në njoftimin e Teatrit.
“Kara Ben Nemsi, i cili ndër të tjera kalon nëpër Kurdistanin e egër me majin, tani është rrugës për në Gjermani. Ai takohet me Slavoj Žižek dhe Peter Handke, nëntokën nacionalsocialiste dhe figura të tjera të shquara”, vazhdon tutje rrëfimi.
Ndërkaq, sipas njoftimit, heroi arab dhe shokët e tij, megjithatë, gjejnë një Evropë tjetër, një Evropë që ende gëzon stereotipe, të rrënjosura thellë në strukturat e mendimit racist.
Në shfaqje luajnë aktorët e mirënjohur Kosovar: Adrian Morina, Arta Muçaj, Armend Ismajli, Ylber Bardhi e Shpetim Selmani.
Premiera e kësaj shfaqje është dhënë në tetor të vitit 2020 në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe nga ajo kohë ka pasur dhjetra repriza në Kosovë, Gjermani e Austri.