Kthehet në funksion Blloku 2 i termocentralit të KEK-ut

Punimet në njësinë prodhuese në njësinë prodhuese B-2 të Termocentralin B të Korporatës Energjetike të Kosovës kanë përfunduar.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, i cili njoftoi se aktualisht punimet janë në fazën e testimeve dhe startimit të kësaj njësie prodhuese.
Po ashtu, Bucolli tregoi se aktualisht janë duke operuar me 3 njësi prodhuese në Termocentralin A dhe me një në Termocentralin B.
“Korporata Energjetike e Kosovës është duke operuar me 3 njësi prodhuese në TC-A (A-3, A-4, dhe A-5) si dhe me një njesi të TC-B-së, pra me B-1 me një kapacitet total prej 600 MË/h energji elektrike”, shtoi ai.
Ndërkaq, për ta kthyer në funksion këtë njësi prodhuese, KEK-u kishte angazhuar një ekspert gjerman, për të cilin ishin ndarë 250 mijë euro.
Kurse, si pasojë e mosprodhimit të rrymës nga kjo njësi, shteti kishte importuar 50 milionë euro më shumë energji elektrike.
Por, kthimin në funksion të B2-së më 20 janar, e kishte paralajmëruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në KEK./SHQIP.com