Ksamil: Vatra e zjarrit shumë pranë banesave

Ksamili është përfshirë nga zjarri i cili ka djegur disa dhjetëra hektarë shkurre dhe disa parcela të mbjella me ullinj dhe dru frutorë.
Zjarri që nisi rreth mesditës në lartësinë e kullotave malore tani gjendet pranë banesave, transmeton Shqip.com.
20 forca zjarrfikëse po përpiqen të mbajnë nën kontroll flakët ndërsa prej disa orësh kanë kërkuar ndihmë edhe nga qarqet fqinjë si dhe ushtria.
Sipas Top Channel, në Sarandë janë duke përparuar edhe dy zjarre të tjerë paralelisht atij në Ksamil, përkatësisht në Vagalat dhe në Delvinë.
Sipas mediave atje, të tri rastet lidhen me zjarrvënie të qëllimshme.
Për zjarrin që po i afrohet banesave në Ksamil është raportuar ka pasur një ndërhyrje të vonuar pasi numri i zjarrfikësve dhe mjeteve ishte i pamjaftueshëm për të ndërhyrë njëkohësisht në tri vatra./SHQIP.com
