Lajme

Kryetari Konjufca vendosi lule te Obelisku i të Zhdukurve me Dhunë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka vendosur lule te Obilesku i Personave të Zhdukur me Dhunë.

Ai vendosi kurora me lule bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe Kryetarin e Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit, Andin Hoti.

Sot në Kosovë shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukurëve.

Pllaka Përkujtimore

Po ashtu Konjufca pritet të marrë pjesë edhe në shënimin e 23- vjetorit të masakrës në Mejë të Gjakovës ku në atë masakër u vranë 377 shqiptarë nga ana e forcave serbe./Shqip.com