Kryetari i Zubin Potokut: Nuk shoh kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri
Publikuar:
(14.08.2023 18:52:30)

Zgjedhjet e reja të mundshme në katër komunat veriore të Kosovës, po diskutohen tash e disa muaj.
Lidhur me këtë ka folur edhe kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
Ai ka thënë se nuk sheh parakushte dhe as kushte që ato të ndodhin.
“Mirëpo, në pyetje se a më mirë është shkarkimi apo dorëheqja vullnetare?. Unë kam deklaruar se më mirë do të ishtë dorëheqja vullnetare pas një marrëveshje politike, Qeveri-Partia Demokratike”, tha Zeqiri në Klan Kosova.
Zeqiri tha se shkarkimi nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, nuk është zgjidhje adekuate.
/Shqip.com