Lajme Ballkan

Kryetari i KQZ-së: Ligji e njeh Bashën si kryetar të PD-së

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi ka thënë se ligji e njeh Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike.

Celibashi pranoi kërkesën e Bashës me emrat e dy zyrtarëve që do të përfaqësojnë këtë subjekt politik në KQZ.

Dy përfaqësuesit, Indrit Sefa dhe Marash Logu i kërkuan Celibashit që të jenë kontakti i vetëm i KQZ-së me PD-në.

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha.

Ndërsa, komunikimi me Ivi Kason, përfaqësuesi i PD në zgjedhjet e fundit, i cili mbështeti lëvizjen e Sali Berishës, ka përfunduar.

Këtë të shtunë, Komisioni Rregullator i KQZ-së vendoi që fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të nisë më 19 shkurt.

Kandidatët për gjashtë bashkitë e vendit do të kenë vetëm 14 ditë kohë për fushatën e tyre./Shqip.com