Kryesia e Kuvendit vendos që në seancën e radhës të diskutohet për mosliberalizimin e vizave

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjten me 21 korrikut të mbahet vazhdimi i seancës me pikat e pa trajtuara.
Shefja e grupit të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari pas mbledhjes së kryesisë tha se pas kësaj seancë do të hapet seanca e re.
Në rend të ditës për shqyrtim janë një sërë projektligjesh, tha Kusari-Lila.

“Seanca e ardhshme do të mbahet ditën e enjte, me 21 korrik. në rend dite janë në shqyrtim të dytë projektligji për ushqimet, ai agjencisë për vitin 2021, shqyrtimi vendimit të qeverisë për hartimin e planit hapësinorë. Do të bëhet debat në lidhje për mos liberalizmin e vizave dhe mocioni nga VV për adresimin e rezolutës”, tha Kusari.
Sipas saj, në këtë mbledhje kishte dakordim për mbështetje të mocionit për ratifikimin e marrëveshjes për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë./Shqip.com