Kryeministrja finlandeze i shpëton akuzave: Nuk ka neglizhuar detyrat zyrtare

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin është liruar nga sjelljet e pahijshme pasi asaj i është postuar në gusht disa video, ku ajo akuzohej edhe për përdorim të drogës.
Siç bënë të ditur BBC janë paraqitur dhjetëra ankesa, duke pretenduar se sjellja e zonjës Marin minoi “reputacionin dhe sigurinë” e Finlandës.
Por kancelari i drejtësisë Tuomas Poysti arriti në përfundimin se zonja Marin nuk i kishte neglizhuar detyrat e saj si kryeministre.
Nuk kishte “asnjë arsye për të dyshuar kryeministrin për sjellje të paligjshme në kryerjen e detyrave të saj ose për neglizhencë të detyrave të saj zyrtare”, tha ai pas një hetimi zyrtar.
Zonja Marin bëri një test droge “për të pastruar çdo dyshim”, pas disa komenteve të sugjeruara të dëgjuara në video që i referoheshin lëndëve narkotike. Testi doli negativ.
Në atë kohë, kryeministrja tha se videoja ishte filmuar në “ambjente private” dhe se ajo kishte kaluar “një mbrëmje me miqtë”.
Kur u pyet për videon, ajo u tha gazetarëve: “Unë jam njeri. Dhe gjithashtu ndonjëherë dëshiroj gëzim, dritë dhe argëtim mes këtyre reve të errëta”.
/Shqip.com