Kryeministri uron besimtarët ortodoksë: Fryma e pashkëve ju dhuroftë paqe e begati
Publikuar:
(16.04.2023 13:41:24)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka uruar sot pashkët besimtarëve ortodoksë, duke theksuar se do të vazhdojë kujdesi ndaj tyre.
Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë që festa e pashkëve t’u dhurojë paqe, drejtësi e begati.
“Ne do të vazhdojmë kujdesin tonë për ju, besimtarë ortodoksë, dhe duke garantuar më tej lirinë themelore të besimit, si dhe sigurinë e përgjithshme. Fryma e Pashkëve ju dhuroftë paqe, drejtësi dhe begati, të gjithë juve, qytetarëve tanë”, ka thënë Kurti.
Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve. Ata risjellin në vëmendje ngjarjen e madhe të ngjalljes së Jezusit të Nazaretit, tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.
/Shqip.com