Sport Ndërkombëtar

Kryeministri shqiptar e nderon me pasaportë ish-basketbollistin serb Vlade Divac

Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazovic, ia ka dhënë pasaportën e këtij shteti, ish-basketbollit të mirënjohur serb, Vlade Divac.

Abazovic e ka publikuar lajmin në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Legjenda e basketbollit botëror VladeDivac pranoi pasaportën malazeze!”, shkruan Dritan Abazovic, përcjell Shqip.com.

Divac tashmë 54-vjeçar ka bërë karrierë edhe në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA në skudrat: Los Angeles Lakers, Charlotte Hornets dhe Sacramento Kings.

Divac ka qenë edhe reprezentues i ish-Jugosllavisë.

/Shqip.com