Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati së bashku në konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti se bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media sot në orën 09:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Në njoftim nuk janë dhënë detaje mbi temën e diskutimit.
Të hënë në mbrëmje është raportuar se Qeveria e Kosovës po planifikon ndryshimin e Politikave Tatimore.
Ministria e Financave ka përgatitur një koncept-dokumentin, në të cilin thuhet se janë propozuar dy variante për normat e tatimit në pagë.
Nëse dikush që ka pagën 700 euro bruto aktualisht paguan 70 euro tatim në pagë, nëse miratohet kjo nismë e Qeverisë Kurti atëherë do të paguajë 105 euro tatim në pagë.
Kjo i bie që deri më tash ka marrë 630 neto. Kurse me këto ndryshime do të marrë vetëm 595 euro pagë./Shqip.com