Kryeministri hungarez mbledh Këshillin e Mbrojtjes
Publikuar:
(15.11.2022 21:00:34)

Qeveria e Hungarisë ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Mbrojtjes, pas zhvillimeve të fundit në Poloni.
Zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovacs, u ka thënë mediave se mbledhja është ftuar nga kryeministri Viktor Orban.
Mediat raportojnë se pas sulmit në një fshat në Poloni, është pezulluar përkohësisht, furnizimi me naftë ruse në Hungari nëpërmjet tubacionit të naftës Druzhba.
/Shqip.com