Kryeministri britanik mbështet thirrjet e Ukrainës për armëpushim të plotë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, gjatë një bisede telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të hënën, shprehu mbështetjen e tij për propozimin e Ukrainës për një armëpushim të plotë. Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin kishte shpallur një “armëpushim të Pashkëve” për 30 orë gjatë fundjavës, por të dyja palët – si Ukraina ashtu edhe Rusia – e akuzuan njëra-tjetrën për shkeljen e këtij armëpushimi të përkohshëm.
Në një deklaratë nga Douning Street, Starmer ritheksoi përkushtimin e tij të palëkundur ndaj Ukrainës dhe nënvizoi se Mbretëria e Bashkuar mbështet kërkesat e Kievit që Rusia të angazhohet në një armëpushim të mirëfilltë. “Është momenti që Putini të dëshmojë se ka vullnet të vërtetë për t’i dhënë fund kësaj lufte të egër,” thuhej në deklaratë.
Një takim i nivelit të lartë do të mbahet në Londër të mërkurën, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ukraina, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, për të diskutuar mundësitë për një armëpushim të qëndrueshëm.
/Shqip.com