Lajme

Kriza e emigrantëve, David Cameron viziton Shqipërinë

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron.
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme, sipas mediave britanike.

Në axhendën e vizitës së Cameron në Shqipëri është parashikuar një takim me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Igli Hasani.

Fokusi i këtij takimi, sipas mediave britanike, do të jetë emigracioni i paligjshëm.

Sipas The Sun, Cameron do të shpallë një plan mes dy qeverive për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

/Shqip.com