Krijohen kolona në dalje të Kosovës, më së shumti në Merdar dhe te Dheu i Bardhë
Publikuar:
(03.01.2023 10:08:32)

Bashkatdhetarët të cilët i kanë kaluar festat e fundvitit në Kosovë, kanë filluar të kthehen në vendet e tyre, ku jetojnë dhe punojnë, si rrjedhojë në pikat kufitare në Merdar dhe te Dheu i Bardhë janë krijuar kolona të gjata në dalje.
Sipas njoftimin të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 06:37) bëhet e ditur se në pikë kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë pritja për të dalë nga Kosova është 15-20 minuta, dhe kolona ka shkuar deri në 80-100 metra.
Po ashtu sipas këtij njoftimi bëhet e ditur se tek pikë kalimi kufitar në Merdar pritja për të dal nga Kosova është 20-25 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është 60-80 metra.

/Shqip.com