Lajme

Kreu grabitje gjatë ditës, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Ilustrim.

Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Fushë Kosovë, pasi që dyshohet se gjatë ditës kishte kryer një grabitje në rrugën “Fehmi Lladrovci”, përcjell Shqip.com.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ai nën kërcënimin e armës kishte grabitur një shumë të parave dhe një telefon.

Sipas njoftimit të PK-së, gjatë arrestimit, atij i janë sekuestruar një telefon dhe një shumë e parave.

“Ka qenë reagimi i shpejtë, i njësiteve të Fushë Kosovës dhe Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, që kanë mundësuar identifiikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i janë gjetë dhe sekuestruar: një telefon dhe një shumë e parave”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./SHQIP.com