Lajme

Kreu i PDK-së takon nesër Gabriel Escobar

Memli Krasniqi dhe Gabriel Escobar
Memli Krasniqi dhe Gabriel Escobar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pritet të takoj nesër të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Burime nga Partia Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, do të takohet të mërkurën me emisarin amerikan dhe me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Memli Krasniqi dhe Gabriel Escobar

Zyrtari i lartë amerikan po qëndron në Kosovë për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend e rajon.

/Shqip.com