Lajme

Krerët e shtetit presin afganët në Aeroport

Ardhja e afganëve në Kosovë,

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti e ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë pritur refugjatët e parë afganë në Kosovë.

Numri i tyre është mbi 111, ndërsa janë larguar nga Afganistani pas tensioneve të fundit atje.

Të mërkurën, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçka, ka deklaruar se “Kosova do të pranojë rreth 2 mijë afganë”.

Kjo me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi janë shfaqur shqetësimet se bashkëpunëtorët e SHBA-vë në Afganistan “do të persekutohen” nga talebanët.

Grupi militant mori pushtetin në Kabul, pasi SHBA-të filluan të largoheshin nga Afganistani. 31 gushti është data e fundit e cila është vendosur për largimin e tërësishëm amerikan nga vendi që tash qeveriset prej talebanëve.

Pos Kosovës, edhe Shqipëria ka pranuar refugjatët afganë.

Lexo edhe:
Vitia tregon pse nuk ka termine të lira për vaksinim

Strehimi i tyre është i përkohshëm, deri në përmbylljen e procesit të dokumentacionit për emigrim në SHBA apo në ndonjë shtet të Bashkimit Evropian.

Pos ekzekutive në Kosovë e Shqipëri, edhe partitë opozitare shqiptare janë shprehur pro strehimit të refugjatëve afganë.

Përpos çështjes humaniste, nga figurat politika është shprehur edhe gatishmëria e të qenuarit në një linjë me SHBA-të. /Shqip.com