Lajme

Kremtimi i Pashkës / Ambasada e SHBA dhe Bashkimi Evropian urojnë shqiptarët e krishterë: Reflektim, paqe dhe dashuri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka uruar përmes një reagimi në rrjetet sociale të gjithë qytetarët shqiptarë, me rastin e festës së Pashkëve.

“Gëzuar Pashkët të gjithë atyre që festojnë në Shqipëri! Ju urojmë juve dhe të dashurve tuaj një ditë të gëzuar dhe të paqtë”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-ve.

Gjithashtu, edhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përcjellë urimin për festën e Pashkëve, bashkë me lutjen që dita e sotme një mundësi për reflektim, paqe dhe më shumë dashuri mes të gjithëve.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri uron Gëzuar Pashkën! Kjo ditë e shenjtë qoftë një mundësi për reflektim, paqe dhe më shumë dashuri mes të gjithëve”, thuhet në urimin e tyre.

/Shqip.com