Krasniqi zhvillon takim me ambasadorin e ri të Turqisë
Publikuar:
(27.02.2023 16:44:26)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Turqisë, Tunç Angılı.
Temë kryesore e takimit ka qënë gjendja aktuale në Turqi pas tërmetit që morri jetën e dhjetëra mijëra njerëzve.
“Kisha kënaqësinë ta pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe t’i uroj mirëseardhje ambasadorit të ri të Turqisë, Tunç Angılı. Përveç vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm, së bashku diskutuam edhe për gjendjen aktuale në Turqi pas tërmetit shkatërrues që mori jetën e dhjetëra mijëra personave”.
Ambasadorin Angılı po ashtu e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i jep Kosovës dhe qytetarëve tonë në shumë sfera, ka shtuar më tutje Krasniqi.
/Shqip.com