Lajme

Krasniqi takon Escobar, flasin për dialogun dhe marrëveshjen me Serbinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës në SHBA, ai ka zhvilluar takim me të dërguarin për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar.

Tema kryesore e takimit ishte dialogu dhe marrëveshja me Serbinë.

“Gjatë vizitës zyrtare në SHBA, takova Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, që është edhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon. Z. Escobar i shpreha edhe një herë qëndrimin e vazhdueshëm të PDK-së në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë dhe nevojën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, që përfshinë njohjen reciproke”, ka shkruar Krasniqi.

Për Kosovën, rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-të është i pa alternativë në rrugën e integrimit dhe forcimit të shtetit tone, ka shtuar më tutje Krasniqi.

/Shqip.com