Lajme

Krasniqi: Në krye të instuticioneve po qëndrojnë njerëz pa ide dhe pa vizion

Memli Krasniqi ka qëndruar për vizitë në qytetin e Ferizaj ku ka zhvilluar takim me anëtarët e degës së PDK-së në Ferizaj.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social nga ana e vetë Krasniqit.

“Sot, në Ferizaj, takova anëtarët e Degës së PDK-së, me të cilët diskutuam për shumë zhvillime politike e ekonomike, lokale e nacionale. Padyshim, nuk mundëm pa e përmendur transformimin që po pëson çdo ditë e më shumë qyteti i Ferizajt, nën udhëheqjen shembull të Agim Aliut” ka shkruar Krasniqi.

Sipas Krasniqit në krye të vendit janë njerëzit që nuk kanë as vizion e as ide.

“Në periudhën më të vështirë ekonomike e sociale të Kosovës që nga viti 1999, fatkeqësisht, në krye të institucioneve po del se kemi njerëz pa ide e vizion, pa ndjeshmëri e empati, të papunë e refuzues, mbi të gjitha, injorues ndaj çdo nevoje e kërkese qytetare” ka shkruar Krasniqi.

Sipas Krasniqit situata e rëndë ekonomike, izolimi, keqqeverisja e skandalet e kësaj qeverie, po vazhdojnë të thellojë krizën e qytetarëve./Shqip.com