Kulturë

Krasniqi sjell në shqip librin “Arti i fiksionit” të Lodge

Shtëpia botuese “Armagedon” sapo ka sjell në dritë librin “Arti i fiksionit” të profesorit, shkrimtarit dhe kritikut të njohur, David Lodge, me përkthim të Meliza Krasniqit

Për dymbëdhjetë muaj në rubrikën e gazetës The Independent on Sunday, Lodge shkroi kolumnën javore të titulluar “Arti i fiksionit” ku trajtoi disa aspekte të romanit, gjithsej pesëdhjetë: Fillimi, Autori i ndërfutur, Skaz-i, Këndvështrimi, Përroi i ndërgjegjes, Monologu i brendshëm, Defamiljarizmi, Personazhi, Përsëritja, Intertekstualiteti, Surrealizmi, Ironia, Motivimi, Titulli, Ideja, Metafiksioni, Struktura narrative, Aporia, etj

“Ky libër është për ata njerëz që preferojnë ta marrin Kritikën Letrare në doza të vogla, libër për t’u shfletuar, por edhe për t’u zhytur në të, libër që nuk përpiqet ta thotë fjalën e fundit për asnjë temë që prek, libër që, shpresoj, do ta rrisë, kuptimin dhe kënaqësinë e lexuesve për prozën fiksionale dhe që atyre u sugjeron mundësi të reja leximi – mbase edhe shkrimi – të kësaj forme letrare të shumëllojshme e të pëlqyeshme”, thotë Krasniqi në parathënien e këtij botimi.

/Shqip.com