Krasniqi: Si shtet s’kemi arritur të sigurojmë trajtimin meritor për çdo punëtor

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka shprehur mirënjohje për rolin dhe kontributin e secilit punëtor në shoqëri.
Ai përmes një postimi në Facebook, u zotua se do të krijojë kushte më të mira të punës.
“Sot, më 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, shpreh mirënjohje për rolin dhe kontributin e secilit punëtor në shoqëri, duke u zotuar për krijimin e kushteve më të mira të punës, respektimin e plotë të të drejtave të tyre, paga dinjitoze dhe mundësi më të shumëta për të gjithë”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje, ai tha se si shtet e si shoqëri “ende s’kemi arritur që të sigurojmë trajtimin meritor për çdo punëtor, në cilindo sektor që punon”.
Ndërkaq, sfida e emigrimit masiv të të rinjve që kërkojnë një perspektivë larg Kosovës, ai tha se duhet ta tejkalohet përmes angazhimit konkret në krijimin e një ambienti të favorshëm që ofron mundësi të barabarta, vende pune me paga konkurruese dhe vlerësim të drejtë për kontributin e punëtorëve.
/Shqip.com