Lajme

Krasniqi: Qeverisjes së Kurtit po i vjen fundi, Kosovën do ta drejtojë unë

Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së
Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Qeveria Kurti e ka rrugën e sigurte drejt fundit.

Ai tha se nëse vazhdon ky trend i ikjes nga vendi Qeveria duhet të marrë fund.

“Nëse vazhdon ky trend i qeverisje pa vizion, pa kompetencë, pa rezultate që po e shkakton një depresion kolektive, në rritje që fatkeqësisht problemi më të madhe është duke ngritur numrin më të madhe të rinjve që po dëshirojnë të ikin jashtë vendit, atëherë kjo qeverie duhet të marrë fund. Kjo qeveri e ka,rrugën e sigurt drejt fundit”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.

Sipas tij, ka probleme legale për t’ia shkurtuar mandatin qeverisë Kurti, siç është mungesa e numrave nga ana e opozitës në Kuvendin e Kosovës.

“Dhe në një moment të caktuar edhe sikur të kishte një mocion mosbesimi nuk do të ishte i suksesshme pa i pasur votat e një pjesë të LVV-së”, ka theksuar Krasniqi.

Ai tha se shpresa e vetëm është që një pjesë e deputetëve të LVV-së, do ta mundësojnë një mocion të suksesshëm.

Sipas Krasniqit, me përfundimin e qeverisjes së Kurtit do të vjen një frymë e re e drejtuar nga PDK.

“Mënyra e të bërit politikë siç bën Albin Kurti po i vjen fundi. Albin Kurti është lideri i fundit i gjeneratës së vjetër politike në Kosovë. Me përfundimin e qeverisjes së tij do të vjen një politikë e re të cilën do ta drejtojmë ne, që do ta drejtojë unë dhe që do t’i sjellë Kosovës një tjetër lloj politike, qasje dhe tjetër lloj vizioni dhe një politikë ku do të ketë llogaridhënie e jo linçime”.

/Shqip.com