Krasniqi pret në takim Minxhozin, flasin për rezultatin zgjedhor

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Ky i fundit e ka uruar Krasniqin për rezultatin e PDK-së të arritur në zgjedhjet lokale.
Kështu ka bërë të ditur i pari i PDK-së përmes një postimi në Facebook.
Gjatë këtij takimi, Krasniqi ka njoftuar se kanë diskutuar lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend, në veçanti pas përmbylljes se procesit zgjedhor në të dy raundet.

“Ambasadorin Minxhozi e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë, si dhe theksova nevojën për forcimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi në çdo fushë, për çka do të angazhohet edhe PDK”, ka shkruar ai.
Partia Demokratike e Kosovës ka dalë fituese në tetë komuna në zgjedhjet lokale, nga 38 sa janë gjithsejtë në Kosovë.
PDK ka fituar në Prizren, Mitrovicë, Skenderaj, Ferizaj, Hani i Elezit, Vushtrri, Kaçanik dhe Drenas. /SHQIP.com