Krasniqi: Nuk e përjashtojmë mundësinë e koalicioneve me asnjë parti në nivel lokal

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nuk e ka përjashtuar mundësinë e koalicioneve me asnjë parti politike në nivel lokal, përcjell Shqip.com.
Krasniqi deklaroi se vendimmarrja për koalicione nëpër komuna iu përket degëve të kësaj partie, teksa shton se në javën e ardshme mund të vendoset për ndonjë koalicion.
“Nuk i përjashtojmë koalicionet me asnjë parti politike dhe asnjë kryetar pavarësisht se nga vijnë. Besoj se politikat lokale duhet ta kenë dinamikën e veçantë të veten. Mbështes degët tona për koalicone dhe do t’i kontakoj nga jave e ardhshme. Vendimarrjen jam i prirur t’ua lë atyre. Ju mbetet ayre që t’i marrin vendime e tyre. Kjo do të vlej ku jemi të ftuar dhe ku do të ftojmë për koalicione”, tha Krasniqi në Klan Kosova.
Ndryshe, të dielën më 15 nëntor është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku sipas rezultateve preliminare, në katër komuna, Prizren, Drenas, Kaçanik dhe Vushtrri, PDK ka dalë fituese.
Ndërkaq, në raundin e parë të mbajtur më 17 tetor, PDK ka fituar pa balotazh në katër komuna, Ferizaj, Mitrovicën e Jugut, Skënderajn dhe Hanin e Elezit.