Krasniqi: Nuk do të heshtim për krimet që u bën ndaj shqiptarëve gjatë luftës

Kryetarii Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se për krimet ndaj popullatës civile shqiptare gjatë luftës në Kosovë nuk do të harrohen asnjëherë.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se për këto krime nuk do të heshtin derisa drejtësia të vihet në vend.
“Masakra e Reçakut, 24 vjet më parë, dëshmoi qëllimin dhe synimin e një politike gjenocidale dhe të orkestruar të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë. Vrasja e 45 civilëve në Reçak, në gjaktftohësi dhe me paramendim, ishte krim kundër njerëzimit – çka me të drejtë e cilësoi edhe Ambasadori Ëilliam Ëalker. Krimet ndaj popullatës civile shqiptare, gjatë luftës së viteve 1998/99, nuk do të harrohen asnjëherë dhe për to nuk do të heshtim derisa drejtësia të vihet në vend”, shkroi Krasniqi.

Krasniqi ka bërë në Kompleksin Memorial në Reçak me rastin e 24-vjetorit të masakrës ndaj 45 civilëve shqiptarë.
“Sot, bashkë me kolegë e bashkëpunëtorë nga PDK, bëmë homazhe tek Kompleksi Përkujtimor në Reçak për të kujtuar viktimat e kësaj masakre. Lavdi të përjetshme martirëve, dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe William Walker që ishte kryesues i Misionit Verifikues në Kosovë në vitet e 90’ta.

Krahas, krerëve të shtetit, homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak kanë bërë edhe mjera qytetarë.
Homazhet në këtë kompleks ku ndodhi njëra ndër tragjeditë më të mëdha në Kosovë gjatë luftës së fundit, u bënë edhe nga liderët e opozitës.
/Shqip.com