Krasniqi: Kushtetuesja na dha të drejtë
Publikuar:
(24.03.2023 21:16:10)

Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, ka reaguar pasi sot, Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ligj ky që ishte dërguar në Kushtetuese nga PDK dhe LDK.
Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook tha se Partia Demokratike e Kosovës edhe njëherë dëshmoi se ju shërben interesave të qytetarëve të Kosovë, dhe duke mbrojtur rendin kushtetues përkundër tentativave të Qeverisë Kurti për ta shkelur atë.
“Edhe sot, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë, duke e shpallur si anti-kushtetuese përpjekjen e Kryeministrit Albin Kurti për ta vënë nën kontroll dhe për ta cenuar integritetin dhe profesionalizmin e Këshillit Prokurorial të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.
/Shqip.com