Krasniqi: Kurti ka shkelur dinjitetin e ushtarit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë dhe Albin Kurtit.
Sipas Krasniqit, Albin Kurti dhe Qeveria e tij, vazhdimisht dhe publikisht kanë shpërfillur lavdinë dhe krenarinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Krasniqi ka thënë se Kurti ka shkelur dinjitetin e secilit ushtarë
“Por, me vendimin për të mos e përfshirë kontributin e veteranëve të UÇK-së në ligjin e ri që përcakton pagën minimale, Kryeministri Kurti ka shkelur dinjitetin e secilit prej tyre” ka thënë Krasniqi.
Ai është shprehur se protesta e OVL-së është legjitime dhe e drejtë.
“Prandaj, protesta e nesërme e veteranëve të UÇK-së është legjitime dhe e drejtë. Veteranët kanë të drejtë që të përdorin çdo mjet demokratik, qytetar e institucional për të kërkuar atë që u takon. Partia Demokratike e Kosovës i ka përkrahur dhe do t’i përkrahë kërkesat e tyre të drejta” ka shkruar më tutje Krasniqi.
Qeveria duhet ta kuptojë sa më parë që veteranët nuk janë barrë për këtë shoqëri, por patriotë që meritojnë respektin e plotë të secilit. Kjo sjellje e papërgjegjshme karshi veteranëve është absurde, e paarsyeshme dhe duhet të ndryshojë menjëherë ka shtuar më tutje Krasniqi./Shqip.com