Krasniqi: Kjo qeveri me qenë Adem Jashari gjallë e kishin shkarkuar nga detyra e po ashtu kishin dërgu dosje në Gjykatë

Anëtari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Frashër Krasniqi ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla.
Sipas Krasniqit, kjo qeveri po e Lufton çdo ditë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot Xhelal Sveçla ka shkarkuar nga detyra Fadil Kodrën, kjo qeveri e ka qit nga puna edhe gruan e Iliaz Kodrës. Kjo qeveri ka edhe ministra të cilët ushtarët e UÇK-së i krahasojnë me mercenarë”, ka thënë Krasnqi.
Ai ka shtuar se nëse Adem Jashari do të ishte gjallë, edhe atë kjo qeveri do ta largonte nga puna e po ashtu do të kishin dërguar dosje në Gjykatë.
“Po të ishte gjallë Adem Jashari, kjo qeveri e kishte largu nga puna besa edhe i kishin dërguar dosje në Gjykatë”, ka thënë Krasnqi.
Kjo qeveri po ashtu po dëshiron që veteranët e UÇK-së ti lejojë nën pagën minimale ka shtuar më tutje Krasniqi./Shqip.com