Krasniqi: Kidnapimi i policëve, qëndrim i qartë se Serbia nuk do paqe në Kosovë
Publikuar:
(15.06.2023 19:20:27)

Partitë parlamentare të Kosovës e kanë dënuar, aktin e rrëmbimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit, duke e cilësuar këtë veprim si agresion kundër Kosovës.
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tha se Serbia bëri një akt armiqësor dhe të agresionit ndaj Kosovës.
“Arrestimi i policëve tanë brenda territorit tanë janë shkelje e sovranitetit. Mbi të gjitha ky është një provokim i hapur dhe qëndrim i qartë se Serbia nuk dëshiron paqe në Kosovë”.
Krasniqi ka krahasuar këtë veprim të Vuçiqit me ato të Millosheviqit në të kaluarën.
Kryeopozitari ka thënë se në këto momente Kosovës i duhet mbështetja e miqve ndërkombëtarë dhe KFOR-it.
/Shqip.com