Krasniqi: Do t’i shkojmë deri në fund çështjes së votave me postë në Dragash

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se do t’i shkojnë deri në fund çështjes së votave me postë në Komunën e Dragashit, përcjell Shqip.com.
Krasniqi thotë se nëse ka përgjigje negative nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesën për votat nga diaspora, ata do t’iu drejtohen Gjykatës Supreme.
“Në Dragash është një situatë ky qytetarët e kanë dhënë verdiktin e tyre dhe kjo është validuar në një proces të rregull zgjedhor dhe ata kanë zgjedhur që ta vazhdojnë mandatin e kryetarit aktual Shaban Shabani, ndërsa është një numër i caktuar i fletëvotimeve që kanë ardhur me postë, të cilat nëse do të pranohen do ta përmbysin rezultatin.
Padyshim vullnetin e qytetarëve të Dragashit dhe mendojmë se ka bazë edhe për hetime nga ana e prokurorisë, sepse do të ishte vërtetë për keqardhje por edhe e papranueshme që një proces jashtëzakonisht i mirë zgjedhor e shembullor siç ishte ky proces të dëmtohej nga një formë e tillë e organizimit, e cila e shkelë drejtpërdrejtë legjislacionin në fuqi, sepse secili qytetar e ka të drejtën e votës individuale, personale dhe të pa cenueshme dhe të pandikuar” tha Krasniqi në Klan Kosova.
Ndryshe, të dielën më 15 nëntor është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale ku sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i PDK-së, Shaban Shabani doli fitues.
Por, pas numërimit të votave me postë nga diaspora të martën, fitues doli kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Behxhet Xheladini./SHQIP.com