Lajme

KQZ vendosë të enjten nëse ka nevojë të rinumërohet ndonjë vendvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të enjten të marrë vendim në lidhje me rinumërimin e mundshëm të ndonjë vendvotimi.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi për media i KQZ-së, Valmir Elezi, sipas së cilit puna në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon në tri ndërrime.

“Të enjten KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës për të shqyrtuar raportin që del nga QNR-ja pas përfundimit të procesit të hetimit dhe verifikimit të atyre vendvotimeve, të cilat nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta pasi është vërejtur ndonjë parregullsi e natyrave të ndryshme”, ka tënë Elezi në konferencë për medie.

Valmir Elezi

Ka treguar se në këtë qendër është duke u bërë edhe skanimi i listës përfundimtare të votuesve, që sipas tij është i domosdoshëm, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krahasohen pjesëmarrësit në votim në vendvotimet e rregullta me personat që votuan me kusht.

Kjo procedurë, sipas KQZ-së, bën të mundur identifikimin e rasteve nëse një person ka votuar dy herë: në vendvotimin e rregullt, por edhe atë me kusht.

Në fund, Elezi ka njoftuar se janë në pritje të vendimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me ankesat.

“Afati ligjor për vendosjen në lidhje me ankesa përfundon të enjten, prandaj jemi duke pritur për të parë vendimet e këtij institucioni dhe për të vepruar në përputhje me to”./SHQIP.com