KQZ vendos për zgjedhjet në veri
Publikuar:
(14.04.2023 14:11:56)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të aprovoj hapjen e vetëm 19 qendrave të votimit për zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit më 23 prill.
Sipas vendimit të aprovuar, 13 nga 19 qendra, pritet të jenë qendra alternative.
Kryesuesi i Këshillit për Operacione Zgjedhore, Arianit Elashani tha se ky vendim ka dal pas vlerësimeve të organeve të sigurisë dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore për zgjedhjet në katër komunat veriore.
Ai tha se qendrat alternative të votimit do të jenë kontejnerë.
/Shqip.com