KQZ-ja zëvendëson 10 deputetët e Listës Serbe të cilët dhanë dorëheqje
Publikuar:
(10.11.2022 14:15:51)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimin e kandidatëve të radhës për zëvendësimin e dhjetë (10) deputetëve të dorëhequr të subjektit politik Lista Serbe
Dhjetë deputetët serb të Listës Serbe që kanë dorëzuar mandatet, pritet të zëvendësohen nga: Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Olivera Zdravkoviq, Millan Joksimoviq, Ksenija Bozhoviq, Radosh Mihajlloviq, Nenad Radenkoviq, Svetisllav Jekiq, Bilena Maksiq, Cvetko Velkoviq.

Por në mesin e 10-të deputetëve që pritet të zëvendësohen njëri nuk i përket Listës Serbe.
/Shqip.com