KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të balotazhit për kryetarë të komunave, s’përfshihet Dragashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të shtunë ka shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të dytë zgjedhjeve të mbajtura më 14 nëntor për kryetarë të komunave, përveç për Komunën e Dragashit.
Partitë politike mund të paraqesin ankesa brenda 24 orëve në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sa i përket shpalljes së rezultateve.
PZAP-ja gjatë ditës së premte ka vendosur që t’i anulojë votat e diasporës për komunën e Dragashit, pas ankesës së kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të kësaj komune se ato ishin të manipuluara.
PZAP-ja ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që fletëvotimet e anuluara të mos i përfshijë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, të mbajtura më 14 nëntor.
Ndërkohë, këta janë kryetarët e rinj të 20 komunave të balotazhit, sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së:
Gjakovë – Ardian Gjini (AAK) me 55,97% të votave
Drenas – Ramiz Lladrovci (PDK) me 54,16% të votave
Gjilan – Alban Hyseni (LVV) me 51,10% të votave
Istog – Ilir Ferati (LDK) me 56.16% të votave
Kaçanik – Besim Ilazi (PDK) me 53,91% të votave
Klinë – Zenun Elezaj (AAK) me 55,16% të votave
Fushë-Kosovë – Burim Berisha (LDK) me 65,45% të votave
Kamenicë – Kadri Rahimaj (LVV) me 53.34% të votave
Obiliq Xhafer – Gashi (Iniciativa Qytetare për Obiliq) 63%
Rahovec – Smajl Latifi (AAK) me 65,19% të votave
Podujevë – Shpejtim Bulliqi (LVV) me 52.06% të votave
Prishtinë – Përparim Rama (LDK) me 50,98% të votave
Prizren – Shaqir Totaj (PDK) me 50.93% të votave
Shtime – Qemajl Aliu (LVV) me 50,67% të votave
Viti – Sokol Haliti (LDK) me 51.44% të votave
Vushtrri – Ferit Idrizi (PDK) me 53,19% të votave
Malishevë – Ekrem Kastrati (NISMA) me 53,10% të votave
Junik – Ruzhdi Shehu (LDK) me 53,80% të votave
Mamushë – Abdulhadi Krasniq (Kosova Demokratik Turk Partisi) me 63,19% të votave
Kllokot – Vladan Bogdanoviq (Lista Serbe) me 55,12% të votave