KQZ-ja miraton katër rregullore zgjedhore
Publikuar:
(06.03.2024 14:14:22)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar katër rregullore zgjedhore.
Rregullorja e parë është për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike.
E dyta është për emërimin, përbërjen dhe funksionimin e Komisioneve Komunale për Zgjedhje.
KQZ miratoi edhe rregulloren zgjedhore për krijimin, konfirmimin dhe kundërshtimin e listës votuese dhe rregulloren për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.
Më pas, KQZ ka vazhduar mbledhjen pa media.
/Shqip.com