Lajme

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare, përveç në 4 komuna ku ka ankesa në PZAP

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të cerfitikojë rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, duke përjashtuar katër komuna, përcjell Shqip.com.

Rezultatet në Podujevë, Shtime, Ferizaj, Kllokot, nuk janë përfshirë në certifikimin e rezultateve përfundimtare të raundit të parë.]

Lexo edhe:
Gjykata Supreme refuzon sërish ankesën e Rufki Sumës, nuk do të ketë rivotim në Han të Elezit

Sipas njoftimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në këto katër komuna ka pasur ankesa pas shpalljes së  rezultateve përfundimtare.

“Rezultati e raundit të parë të zgjedhjeve nuk mund të certifikohen në Shtime, Ferizaj, Podujevë dhe Kllokot”, deklaroi Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së.

Ndryshe, sipas rezultateve përfundimtare, në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor, 17 kandidatë kanë fituar votat e mjaftueshme për t’u ëbrë kryetarë, kurse në 21 komuna do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve që mbahet më 14 nëntor./SHQIP.com