Rozë Ndërkombëtar

Kourtney Kardashian reagon ndaj kritikave se nuk kalon kohë me fëmijët e saj

Kourtney Kardashian me fëmijët

Kourtney Kardashian e cila është e fejuar me bateristin Travis Barker, i është përgjigjur një përdoruesi të rrjeteve socile i cili e akuzonte atë se nuk kujdesej mjaftueshëm me fëmijët e saj.

Kjo erdhi pasi protagonistja e Keeping Up With the Kardashians – e cila ka tre fëmijë – postoi foto në Instagram këtë javë nga një udhëtim i fundit në Meksikë me familjen e saj, shkruan Pagesix.

42-vjeçarja ndau disa foto të saj dhe dy fëmijëve më të vegjël – Penelope Disick nëntë-vjeçare dhe Reign Disick gjashtë-vjeçar – në një plazh në Cabo San Lucas.

Fotot të cilat nuk përfshinin fëmijën e saj të madh, 11-vjeçarin Mason Disick, shfaqën te tre të hipur në kuaj diku në perëndim të diellit – me Kourtney-n e veshur me një bluzë me lule dhe pantallona të shkurtra të errëta.

Në seksionin e komenteve të postimit, një përdorues i mediave sociale megjithatë shkroi: “Oh ëoë je më në fund me fëmijët e tu?” Dhe kjo shkaktoi një përgjigje nga ylli i realitetit televiziv.

Mamaja e tre fëmijëve, e cila është më e madhja nga fëmijët e Kris Jenner, iu përgjigj komentit: “Unë jam me fëmijët e mi çdo ditë falë Zotit, rrjetet sociale nuk janë gjithmonë jeta reale”.

Kourtney ndan tre fëmijët e saj me ish-partnerin Scott Disick dhe ish-çifti kanë qenë bashkë prindër që kur i dhanë fund lidhjes së tyre në 2015.

Ajo tani është në një lidhje me bateristin e Blink-182, Travis Barker, ku dyshja u fejuan në fillim të këtij viti.

Gjatë marrëdhënies së tyre, familja e përzier kanë kaluar shumë kohë së bashku, duke përfshirë një udhëtim familjar në Disneyland në maj.

Djali i Barker, Landon filloi t’i referohej Kardashian si njerkë në korrik./SHQIP.com