Kosovën pritet ta vizitojnë dy zyrtarë amerikan në muajin prill

Shteti i Kosovë pritet që në muajin prill të vizitohet nga dy zyrtarë amerikan.
Këtë e ka konfirmuar Presidentja e Vendit, Vjosa Osmani gjatë një konference për media.
‘’Ne jemi duke punuar për disa vizita në SHBA, sepse do të bëhen për qëllime të ndryshme. Në disa vizita do të jemi bashkë, në disa do të jemi ndaras. Në momentin që do t’i kemi saktë të gjitha detajet e agjendës, patjetër që do t’iu informojmë. Ajo që është me rëndësi është që bashkëpunimi ynë me SHBA është intensive”, ka thënë presidentja Osmani.
Sipas Osmanit Kosova është i vetmi vend në rajon që Presidenti i SHBA-së i është drejtuar me video-mesazh.
‘’Kosova është i vetmi vend në rajon që presidenti i SHBA-së i është drejtuar me video-mesazh. Me një mesazh të jashtëzakonshëm, ku ka shprehur përkrahjen e plotë ndaj institucioneve të Kosovës’’ ka thënë e para e vendit.
SHBA-të do të mbesin partner i palëkundur i Kosovës është shprehur Osmani./Shqip.com