Kosovari dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëkombësin e tij në Zvicër
Publikuar:
(19.12.2022 19:12:07)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër.
Dyshohet se pas një zënke një kosovar ka goditur për vdekje bashkëkombësin e tij. Viktima është goditur me thikë, pasditen e së dielës në Biere.
Po ashtu është bërë e ditur se 28-vjeçari bëhet e ditur se nuk ka vendbanim në Zvicër.
Sipas policisë, viktima është gjetur i shtrirë pa ndjenja dhe kishe pasur gjakderdhje të madhe –duke bërë që mos t’i mbijetojë plagëve të marra.
Policia po ashtu ka njoftuar se menjëherë është arrestuar një person, 55-vjeçar kosovar, me të cilin viktima kishte një përplasje pak më parë.
Për rastin, hetimet janë duke vazhduar raporton 20minute.ch
/Shqip.com