Kosovaret torturuan brutalisht një kolege, tani apelojnë vendimin në Gjykatën Supreme

Katër femra kosovare janë akuzuar se kanë torturuar kolegen e punës, në mars të vitit 2019, shkruan Blick.
Sipas aktakuzës, ato kanë rrëmbyer 21-vjeçaren e atëhershme Mira A. dhe e kanë mbajtur brenda natës, ku dyshohet se mes të tjerash ato e kanë torturuar kolegen e tyre.
Pasi të gjitha u dënuan me burgim nga Gjykata e Qarkut, Bulach ZH, dhe dy nga të akuzuarave u dëbuan nga vendi, tre prej tyre e apeluan vendimin në Gjykatën Supreme.
Ato duan dënime më të lehta, por nga ana tjetër prokurori publik, ka dërguar një ankesë dhe kërkon dënime më të ashpra.
Ky konflikt filloi, pasi Mira A. e kishte denoncuar kolegen për neglizhencën e fëmijëve.
Kosovarja ka dashur të hakmerret ndaj saj dhe ka krijuar një plan që, sipas aktakuzës, është zbatuar në fakt më 10 mars 2019.
Vendimi i Gjykatës së Lartë të Cyrihut pritet të enjten./Shqip.com