Kosovarët për vikend në Shqipëri – ia mësynë mbi 15 mijë vetura dhe afro 40 mijë persona

Ditët e nxehta gjatë fundjavës së kaluar kanë bërë që në pikën kufitare Vërmicë dhe Morinë të shtohet fluksi i kosovarëve që ia kanë mësyrë bregdetit shqiptarë.
Zyra për Informim e Policisë së Kosovës përmes një përgjigje me shkrim për SHQIP.com ka dhënë detaje për lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve motorike nga dita e premte e deri të dielën.
Sipas të dhënave, rezulton se 15 mijë e 616 vetura kanë kaluar kufirin në perëndim të Kosovës për të hyrë në Shqipëri.

Kurse, kanë kontrolluar 42 mijë e 773 qytetarë të cilët ishin nisur në drejtim të bregdetit.


Theksojmë se nga 1 maji për të hyrë në Shqipëri më nuk do të ketë nevojë për paraqitjen e dokumentit të vaksinës, testimit për SARS CoV-2 dhe certifikatës së shërimit.
Gjithashtu është hequr edhe detyrimi për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme./Shqip.com