Kosova kalon etapën e parë të anëtarësimit në KiE, Gashi: Bashkë festojmë
Publikuar:
(24.04.2023 16:49:05)

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Evropës.
Nga Strasburgu kanë ngre dolli deputetët e opozitës.
Arben Gashi i LDK-së, Besnik Tahiri i AAK-së, Ariana Musliu – Shoshi nga PDK dhe deputeti turk Enis Kervan, janë parë në shoqëri të njëri-tjetrit pas përparimit që bëri Kosova drejt arritjes së anëtarësimit në KiE.
“Urime… Bashkë festojmë!”, ka shkruar Gashi në një postim në Facebook.
/Shqip.com